Qëndronin të armatosur në një kafiteri, arrestohen tre persona në Gjilan

Tre persona janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli në kafiteri në Gjilan u janë gjetur armë pa leje.
Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se
"Më datën 05.11.2026 me dyshimin për armëmbajtje pa leje është realizuar kontrolle tek tre persona të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin duke qëndruar në një kafiteri në qytetin e Gjilanit.
Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një armë pistoletë e kalibrit 9x19 mm me një karikator dhe dhjetë fishekë, një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7x62 mm me një karikator dhe tetë fishekë, një pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9x19 mm me një karikator dhe shtatë fishekë dhe një mjet i ftohtë (thikë)", thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/









































