Rrëfimi i fortë i minatorit: Në fushatë Arlind Qori na tha, votoni PS-në, mos votoni…

08:24, 05/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një telefonate në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderator Flavio Qarri, minatori nga Bulqiza, Oltjan Xheka, ka hedhur akuza ndaj kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, lidhur me qëndrimet e tij gjatë fushatës elektorale në Bulqizë.

Xheka tha se në takimet me qytetarët, Qori u kërkonte të votonin Partinë Socialiste nëse nuk votonin për të, duke u bërë thirrje të mos votonin Partinë Demokratike dhe LSI-në.

Fjala e tij:

Unë jam një minator nga Bulqiza, kam punuar 15 vjet në galeri në Bulqizë dhe e mbaj mend fushatën e Arlind Qorit. E kam emrin Oltjan Xheka. Edhe ky Arlindi, kur vinte në Bulqizë, na thoshin që nëse nuk na votoni ne, votoni Partinë Socialiste, mos votoni as Partinë Demokratike dhe as LSI-në.

Surpriza këtu është se ata shokët e Arlindit, ai Klodjan Leka, nëse ju thotë gjë emri, rrinin duke pirë bashkë me atë financuesin e këtyre, nuk e di si e ka emrin. Rrinin duke pirë lëndë narkotike në atë kohë, vinin te pallati ynë, pinin hashash bashkë me mua, po unë e kam lënë tani.

Unë po të flas me emër e mbiemër, e kam emrin Oltjan Xheka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco