Kapet me armë zjarri në motor, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar një armë zjarri me motomjet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, pas administrimit të informacioneve të siguruara gjatë punës operative.
Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, efektivët gjetën një pistoletë me municion, të cilën ai dyshohet se do ta trafikonte.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe një jelek antiplumb. Policia bën me dije se 49-vjeçari kishte precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me municion, jeleku antiplumb, motomjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime
“MAGA ndëshkoi themeluesin e saj”, Peka: Republikanët votuan kundër Trump
Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje
- 08:53 Abdul El-Sayed reagon pas komenteve të Trump dhe Vance: Nuk e dija se do të bëhesha protagonist i zgjedhjeve të mesmandatit
- 08:50 Gazetarja e merr Trumpin në telefon gjatë transmetimit live, presidenti amerikan përgjigjet drejtpërdrejt (VIDEO)
- 08:46 Protestuesit në Teheran djegin posterin me imazhet e Trump dhe Netanyahut (VIDEO)
- 08:38 Tronditet politika gjermane, gjendet i vdekur në një hotel zëvendëskryeministri i Bavarisë
- 08:30 Momente kur vritet brenda bankës oficeri i policisë në Kolumbi (VIDEO)
- 08:10 Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve protestues, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë