Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit

    Pagesat elektronike, Sejko: Qytetarët kursejnë mbi 500 mln lekë në vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh
    Aktualitet

    Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

    November 5, 2026
    Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

    Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në qytetin e Elbasanit.Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës.

    Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ngjarja e rëndë u shënua të mërkurën (4 nëntor), ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët – paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.

    Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve dhe kjo bëri që fëmijë, të rritur dhe të moshuar të evakuoheshin menjëherë, përveç një 82-vjeçareje që nuk arriti dot të dilte nga godina e cila u përpi nga zjarri.

    Hatixhe Berisha, e cila jetonte një kat më lartë apartamentit në flakë u nxor e pajetë nga ballkoni me shkallët e jashtme të forcave zjarrfikëse. Ndërkohë 10 të lënduar, mes tyre një fëmijë, u transportuan për mjekim në spitalin e Elbasanit pasi shfaqën probleme për shkak të tymit.

    Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja në një prononcim për mediat pas mesnate tha se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit dhe të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.

    Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.

    “Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit”, u shpreh Llatja.

    Pallati 5 katësh në lagjen “Qemal Stafa” është ndërtuar në vitet ’70-’80 gjatë kohës së komunizmit. Në këtë pallat ishin 15 familje, 3 prej të cilave ndodhen në emigrim.

    aksident tragjik elbasan Emergjencat Civile Forcat zjarrfikëse kërkime nën rrënoja ngjarje e rëndë Policia e Elbasanit rrënoja shembje pallati Shpërthim në Elbasan shpërthim në pallat shpëtimi i viktimave viktima e dytë viktima në Elbasan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

    November 5, 2026

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë, padit administratorin e pasurisë së të atit

    November 4, 2026

    Pagesat elektronike, Sejko: Qytetarët kursejnë mbi 500 mln lekë në vit

    November 4, 2026

    Shembja e pallatit/ Shpresat për 69-vjeçarin në Elbasan zbehen, kamerat termike nuk japin sinjale jete

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.