Juventusi pritet të transferojë një tjetër sulmues në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Benjamin Sesko i Manchester Unitedit është njëri nga disa emrat që po shqyrtohen nga klubi italian.

Sipas Calciomercato, “Zonja e Vjetër” synon të përforcojë repartin ofensiv, pasi ka hasur vështirësi për të shënuar rregullisht këtë sezon.


Randal Kolo Muani dhe Nick Woltemade nuk kanë arritur të lënë gjurmën e dëshiruar, ndërsa trajneri Luciano Spalletti ka hezituar t’i aktivizojë së bashku, pasi kjo do t’ia kufizonte alternativat sulmuese në stol.

Sesko është një nga emrat që Juventusi mund ta rikthejë në shqyrtim, ndonëse sulmuesi slloven aktualisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi.

Në listën e klubit italian gjenden edhe Folarin Balogun i Monacos dhe Brian Brobbey i Sunderlandit.

Balogun ka kontratë me Monacon deri në qershor të vitit 2028, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol në pesë paraqitje në Ligue 1. Brobbey, në anën tjetër, ka realizuar tri gola në tetë ndeshje për Sunderlandin dhe së fundmi e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2031.

Alternativa të tjera janë edhe sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Younes Ebnoutalib, i cili ka shënuar tetë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat, si dhe Antonio Raimondo i Frosinones.

Ky i fundit ka impresionuar gjatë huazimit te Frosinone, duke realizuar nëntë gola në 11 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë./Telegrafi/