Kaloi gati një vit në burgun e Dubait për akuza droge, 23-vjeçarja britanike kthehet në shtëpi dhe nis karrierë të pazakontë Humbjen e Donald Trumpit në zgjedhjet e mesmandatit, demonstruesit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, e kremtuan me djegien e një posteri gjigand ku shfaqej presidenti amerikan, numri dy i administratës JD Vance si dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Djegia e posterit erdhi gjatë një tubimi në sheshin Enqelab, i mbajtur në kohën kur liderët iranianë po reagonin njëri pas tjetrit lidhur me mposhtjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Protesta u shoqërua nga slogani “Vdekje Amerikës”.
Ndërkohë, në rrugët e Teheranit, njerëzit thonë se ndryshimet në balancat e pushtetit në SHBA nuk e prekin Republikën Islamike.
Për ne nuk ka asnjë ndryshim, sepse SHBA-ja është armike e Iranit, dhe e tillë do të mbetet pavarësisht gjithçkaje. Nuk ka rëndësi se kush merr drejtimin e Shteteve të Bashkuara , e kush vjen në pushtet, pasi nuk ka dallim mes tyre. Siç e ka thënë edhe lideri ynë martir, SHBA-ja është armikja jonë e përbetuar.
Besoj se për ne nuk ka asnjë dallim, pavarësisht nëse në pushtet janë demokratët apo republikanët. Qasja e qeverisë amerikane ndaj popullit iranian, fatkeqësisht, ka mbetur e njëjtë gjatë 50 viteve të fundit.
Për ne nuk ka ndryshim, por ama lufta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara padyshim që ndikoi në zgjedhjet e tyre. Rritja e çmimeve të naftës ka ndikuar te vota e amerikanëve. Por ata nuk kanë zgjidhur asnjë nga problemet tona. Për ne nuk ka rëndësi nëse në pushtet janë republikanët apo demokratët. Ne thjesht duhet të ndjekim politikat dhe objektivat tona….
Top Channel