Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Elbasanit duke transportuar një pistoletë me municion, me motomjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, policia sekuestroi gjithashtu një jelek antiplumb në banesën e tij. Sipas policisë, i arrestuari ka precedentë të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje. Ai dyshohet se do ta trafikonte armën e zjarrit.