• Kontakt
Thursday, November 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajme jo të mira nga Brukseli

09:15 : 05/11/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Genc Pollo – President i Paneuropa Shqipëri

Dje, si në çdo 4 nëntor, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos i paraqiti Komisionit të Punëve të Jashtëme (AFET) të Parlamentit Europian (progres) raportet mbi 10 shtetet që synojnë anëtarësim në Bashkimin Europian dhe një vlerësim të përmbledhur mbi gjendjen e secilit shtetit; ajo e plotësoi vlerësimin pas diskutimeve e pyetjeve të eurodeputetëve.

Nga kjo seancë mund të nxirren këto përfundimeve:

1-Mali i Zi anëtarësohet në v2028 ?

Sipas Komisionit shteti kandidat që ka shanse realiste për anëtarësim është Mali i Zi. Znj. Kos referoi qershorin 2028 si afat të arsyeshëm të nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit në BE ndërkohë që përfundimin e negociatave e shihte në fund të këtij viti.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rama u prit me protesta edhe në Bruksel: Burg, burg!

“Të luftojnë krimin e organizuar”/ Habit Rama: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE

Sa më lart konfirmon opinonin që kemi shprehur më parë mbi shanset reale që Mali i Zi të bëhet shteti i 28-të i BE-së. Por do të ishte e nxituar që anëtarësimi të merret i mirëqenë pasi ratifikimi nga 27 shtetet anëtare aktuale, përfshi Francën, nuk është i garantuar.

2-Shqipëria dhe tetë shtete të tjera “në vend numëro”?

Shqipëria dhe Moldavia kanë një ambicie për të mbyllur kapitujt e negociatave në fund 2027/fillim 2028 e cila sipas znj. Kos mund të realizohet nëse ndërmerrren hapat e nevojshëm. Po kjo vlen edhe për Ukrainën afatet e së cilës janë pak muaj më vonë se ato më lart. Por ndryshe nga Mali i Zi nuk ka indikacion se kur mund të nënshkruhet Traktati; madje edhe fjala “anëtarësim” duket se është evituar. Për shkak të problemeve të brendshme apo pengesave të jashtme edhe 6 kandidatët e tjerë (Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia e Gjeorgjia) nuk kanë shënuar progres dhe nuk kanë afate për hapat e mëtejshëm.

3- “Anëtarësimi me faza” si alternativa e vetme?

Znj. Kos shpjegoi se, pas përpunimit konceptual në Bruksel të “anëtarësimit me faza”, në fillim të v2027 do të niste një dialog me shtetet kandidate se si ata e shikonin mundësinë e përfshirjes graduale në institucione e programe të BE-së, deri tashti të rezervuara për shtetet anëtare.

Për “anëtarësimin me faza” ka tre vjet që kemi shkruar shpesh se është e vetmja udhë realiste për integrimin faktik në BE. Anëtarësimi i mundshëm i Malit të Zi është vetëm një përjashtim që konfirmon këtë rregull të ri për të tërë kandidatët e tjerë. Sidomos në rastin e Shqipërisë do të ishte pozitive që kondicionaliteti për çdo hap integrues të trajtohej me seriozitet e rigorozitet nga Bashkimi Europian. Themi “sidomos” sepse jo rrallë në dekadën e fundit kushtet konkrete të miratuara janë holluar në ujë veçanërisht nga Komision Europian.

Në rastin e Shqipërisë relativizohet edhe “zgjerimi për arsye gjeopolitike” si një motiv shtesë i përmendur në këto katër vjet që kur filloi agresioni rus. Në rastin tonë ku orientimi europian dhe euroatlantik mbështetet një konsensus të gjerë politiko-shoqëror ky motiv humbet pakashumë kuptimin.

4-Reduktimi i protesave si zgjatim i Fasadës së Potjemkinit

Komisionerja Kos (socialdemokrate, Slloveni) e përkrahur nga raporteri parlamentar për Shqipërinë Schieder (socialdemokrat, Austri) pohuan se protesat disamujore në Shqipëri bëheshin për standartet mjedisore dhe se prisnin nga qeveria amendime përkatëse në ligjet për mjedisin e për investitorët strategjikë; gjithashtu ata prisnin dialog për këto çështje mes qeverisë e protestuesve.

Ky pohim është një avatar i zbutur i propagandës zbukuruese nga ana e Komisionit në dekadën e fundit ndaj narko-regjimit autoritar e kleptokratik  të Edi Ramës. Kominiosionerja e Raporteri e dinë fare mirë se protestuesit kërkojnë pa luhatje dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri kujdestare njëvjeçare që të përgatisë zgjedhje parlamentare normale. Por ata preferojnë të fabrikojnë realitete paralele. Po kështu edhe Presidentja e Komisionit von der Leyen, e cila para disa javësh në Tiranë e nisi fjalimin me një “Dear Edi” cinike (deri pak kohë më parë e niste me “Dear Aleksandar” në Beograd”). Po kështu para një viti në Tiranë znj. Kos i quante zgjedhjet parlamentare 2025 si “free and fair” duke kundërshtuar raportin e Komisionit të vet e atë të OSBE-së. E kështu me radhe ka shembuj plot. Përmirësimet minimaliste të (progres)raporteve në tre vitet e fundit përmes nuancave më realiste në përshkrimin e problemeve të shtetit ligjor e të demokracisë nuk e ballancojnë dot propagandën para kamerave tv; ato raporte lezohen nga pakkush e harrohen më shpejt.

Shkaqet e kësaj propagande mund të jenë naiviteti apo cinizmi; motivet mund të jenë beninje ose jo. Por duket qartë se qasja e deritashme e Komisionit është një faktor kalçifikues për krizën aktuale dhe fatkeqsisht oksigjen për regjimin. Fatmirësisht Parlamenti Europian dhe Këshilli (shtetet anëtare) kanë dëshmuar herë pas here qasje realiste e parimore.

Etiketa: Brukselraport per shqiperine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Rama u prit me protesta edhe në Bruksel: Burg, burg!

15:29 : 03/11/2026
AKTUALITET

“Të luftojnë krimin e organizuar”/ Habit Rama: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE

14:51 : 03/11/2026
AKTUALITET

Gazetarja i kujton dhunën në protestë, Rama revoltohet gjatë samitit në Bruksel: Po më provokon ti tani?!

13:47 : 03/11/2026
BOTA

Frikë nga dronët rusë nga Mesdheu, Brukseli në gatishmëri

16:05 : 24/09/2026
AKTUALITET

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:06 : 03/08/2026
AKTUALITET

Tundja e Kos-it para Ramës

11:08 : 18/07/2026

TË GJITHA

Lajme jo të mira nga Brukseli

09:15 : 05/11/2026

BE konfirmon se nuk ka para për bujqësinë/ Fondet IPARD çelen vetëm në mashtrimet publike të Andis Sallës

09:09 : 05/11/2026

Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari /EMRI

09:04 : 05/11/2026

FOTO/ Ky është i riu shqiptar që vrau nënën në Itali, mister shkaqet! Pritet t’i nënshtrohet testit psikiatrik

08:49 : 05/11/2026

Hungaria hap “dosjet e agjentëve” 36 vjet pas diktaturës komuniste

08:43 : 05/11/2026

Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

08:28 : 05/11/2026

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë /EMRI

08:08 : 05/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com