Aktakuzë për fajde ndaj tre personave, njëri nga të dyshuarit në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj B.K. dhe F.S., ky i fundit në arrati, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, në bashkëkryerje, si dhe ndaj H.T., për veprën penale “Manipulimi me prova”.

Sipas aktakuzës, B.K. dhe F.S. dyshohet se kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., duke i dhënë hua shuma të ndryshme parash, me kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e detyrimeve, të pandehurit dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Nga këto veprime, sipas Prokurorisë, L.S. dhe babait të tij, M.S., u është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 140 mijë eurosh.

Ndërkaq, H.T. dyshohet se në prill të vitit 2024, në Suharekë, kishte marrë nga M.S. origjinalin e një marrëveshjeje huaje të lidhur ndërmjet B.K. dhe L.S., me arsyetimin se do t’ia prezantonte B.K.-së.

Megjithatë, sipas aktakuzës, pasi ia kishte prezantuar dokumentin, H.T. e kishte shkatërruar atë dhe e kishte bërë të papërdorshëm, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika