Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga policia. Në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Stacionit të Policisë Plazh dhe Prokurorinë e Durrësit, u bë e mundur zbardhja e pesë rasteve të vjedhjes.

I ndaluari është shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë, ndaj të cilit Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi më 19 tetor 2026.

Nga hetimet dyshohet se 31-vjeçari, gjatë periudhës 4–27 tetor 2026, ka vjedhur sende dhe pajisje të ndryshme në tre banesa, një dyqan dhe një automjet, në lagje të ndryshme të qytetit të Kavajës.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga i ndaluari, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: