Operacioni policor i koduar “Vila”, i zhvilluar pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, ka çuar në prangat e një 57-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike në zonën e Temalit, në Vau të Dejës.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës identifikuan dhe ndaluan shtetasin N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari është i përfshirë në bashkëpunim në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve të kësaj lënde narkotike.
Lënda narkotike dhe bimët janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë;
Vau i Dejës/Finalizohet operacioni i koduar “Vila”,si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
