Vau i Dejës/ Arrestohet 57-vjeçari i dyshuar për kultivimin e kanabisit, policia sekuestron mbi 24 kg drogë dhe 78 bimë narkotike

Policia e Shkodrës ka finalizuar pas disa muajsh hetime operacionin “Vila” dhe ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa.
Sipas policisë, në pranga ra shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Ndaj të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.




