Zbardhet veprimtaria e kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohet 57-vjeçari

57-vjeçari Ndue Ndikaj është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin e 78 bimëve narkotike Cannabis Sativa dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve kanabis.

Ai u identifikua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, ndërsa lënda narkotike dhe bimët u zbuluan në muajin tetor në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.

Të lidhura

None found

“Vau i Dejës/Finalizohet operacioni i koduar “Vila”, si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, shkruan Policia.


Shtuar më 5.11.2026 09:46