Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shtyrë seancën për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës do të mbahet më 16 nëntor.
Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e prokurores së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me parashtrimet e paraqitura nga mbrojtja e ish-kryeprokurorit.
Të lidhura
None found
Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021 të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.
Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode, se nuk kishte deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.








