Përfundon asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Tahir Meha” në këtë qytet.
Përmes një postimi, Totaj ka bërë të ditur se projekti është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.
“Prizreni në punë, për rrugë më të mira dhe jetë më të lehtë për qytetarët!”, ka shkruar Totaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate








































