E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Paçavuropita, receta origjinale e ëmbëlsirës greke nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:
1 pako petë (të holla)
5 vezë
1 gotë sheqer
1 tas kos
1 gotë vaj
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 pako krem karamel
100 gr arra
Gjalpë për lyerjen e tavës

Sherbeti:
400 gr sheqer (2 gota)
300 ml ujë (1,5 gota)
2 feta limon
Kanellë shkop

Përgatitja:
Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe në të vendosim petët e rrudhosura, jo të palosura. I japim atyre formë rrethore ose gjatësore, varet nga tepsia. Midis rrudhave mund të vendosim edhe arra të thërrmuara. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë për pak minuta, sa petët të thahen pak.

Bashkojmë në një tas vezët e përziera, sheqerin sa të shkrijë, kos, vaj vegjetal, krem karamelin, pluhurin pjekës. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shpërndajmë kremin mbi petët e thata. Vendosim tepsinë në furrë në furrë në temperaturë 180 gradë për 30-35 minuta sa të marrë ngjyrë të artë.

Ndërkohë vendosim përbërësit e sherbetit në zjarr për të valuar vetëm 6-7 minuta nga momenti i zierjes. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur dhe të jetë ftohur, e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.