Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka komentuar fitoren 3-2 që skuadra e tij arriti dje në fushën e Leipzig, e vlefshme për Champions League.
“Ishte një ndeshje e vështirë në disa momente. E kontrolluam lojën mjaft mirë, por në disa çaste hasëm vështirësi. Champions League, ndeshje në transfertë në Gjermani, është e vështirë, ndaj jam i kënaqur me tri pikët”, tha trajneri italian.
“Ata ishin të organizuar mire, ishin agresivë dhe të rrezikshëm me lojtarët e krahut”, deklaroi Maresca.
Më tej, ai tha: “Duhej të ishim të kujdesshëm në tranzicione. Jam i lumtur për tri pikët, tani na duhet të rikuperohemi dhe të ecim përpara.”







