Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve.

Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e ndërtesës, në të cilën kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme të tjera në pjesë të ndryshme të ndërtesës, siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Për fat të keq nga ky shpërthim, kanë humbur jetën dy banorë të këtij pallati, ndërsa disa të tjerë mbetën të asfiksuar.