Sulmet e qeverisë Rama ndaj lirisë së medias dhe presioni ndaj televizioneve që denoncojnë abuzimet e pushtetit janë evidentuar edhe në reagimin e Partisë Demokratike, pas publikimit të Progres-Raportit të Komisionit Europian.
Në deklaratë pwr mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Jorida Tabaku, përmenden nominalisht rastet e SYRI TV dhe News 24, si dëshmi të represionit shtetëror dhe kërcënimeve ndaj mediave kritike me qeverinë.
Tabaku thekson se përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është i dukshëm dhe se sulmet ndaj gazetarëve, dhuna policore dhe gjobat e vendosura nga AMA përbëjnë shqetësime serioze për standardet europiane. Në deklaratë rikujtohet edhe kritika e Komisionit Europian për mungesën e pavarësisë së AMA-s dhe ndikimin politik në institucionet e medias.
Deklarata e deutetes së PD, Jorida Tabaku, për Raport Progresin e KE për Shqipërinë:
Një ditë më parë, Komisioni Europian dorëzoi Progres Raportin e radhës së Shqipërisë duke e vendosur qeverinë shqiptare përballë pasqyrës së dështimit në lidhje me ëndrrën dhe zotimin kryesor të shqitparëve; integrimin europian.
Për mbi 150 ditë shqiptarët kanë protestuar në paqe kundër një sistemi të pandershëm që i ka lodhur, varfëruar dhe ka bjerrë demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Ndryshe nga epitetet e vendosura nga kryeministri dhe mazhoranca, protesta u ngrit duke kërkuar rrëzimin e 4 ligjeve që janë në thelb anti BE dhe që opozita i ka denoncuar, debatuar dhe më tej dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk është rastësi që për 150 ditë shumica e shqiptarëve e shprehu qartazi kundërshtinë e hapur ndaj amendimeve të Ligjit të Zonave të Mbrojtura që qeveria shqiptare në kundërshtim me çdo pikë të MSA apo konventave dhe zotimeve të tjera e miratoi. Apo që Ligjin e Investimeve Strategjike e njëjta shumicë e ka shtyrë 6 herë në vite dhe që sot ka propozuar të njëjtin ligj me një emër tjetër duke gënjyer edhe një herë Bashkimin Europian se po punon për një ligj të ri investimesh. Apo që Paketën e Maleve e miratoi duke qenë edhe ajo në kundërshtim me parimet e MSA dhe zotimeve për procesin e integrimit.
Të tre këto ligje bashkë me ligjin e porteve strategjike edhe sot përmenden në progres raportin si pengesa të procesit të integrimit europian.
Në progres raportin e publikuar dje, Shqipëria tashmë duhet jo vecc të punojë shpejtë por dhe të jeteë e besueshme dhe e vërtetë në reformat që ndërmerr.
Detyra e qeverisë nuk është të sundojë përmes tiranisë së shumicës. Por përmes demokracisë funskionale dhe institucionale.
Nuk duhet të ndërmarrë reforma për të zhbërë demokracinë, respektin ndaj pushtetit vendor dhe sundimit të ligjit. Por të ndërtojë ura komunikimi me qytetarët dhe opozitën për të ndërmarrë reforma për qytetarët.
Shihni Reformën Territoriale dhe atë zgjedhore. Komisioni Europian në raportin e para këtij viti i ka sugjeruar shumicës socialiste për të dialoguar me opozitën dhe për të votuar një reformë konsensuale. sot Shqipëria ka një reformë territoriale të njënashme, pa debat, pa konsultime por në interesin politik të shumicës. Një ridizenjim kufijsh gjithnjë e më pak decentralizues në funksione. Një pushtet për pakicën!
Në ndërkohë, e njëjta shumicë që kishte premtuar dialogun me opozitën për Reformën Administrative dhe Territoriale vazhdon të kërcënojë për një reformë elektorale të njëanshme duke shkelur një tjetër kërkesë të qartë të BE dhe progres raportit për një marrëveshje zgjedhore bashkë me opozitën në vend.
Parlamenti nuk është më një arenë e debatit parlamentar por një vend të tiranisë së kartonave të shumicës.
Opozitës i janë ndaluar mjete parlamentare në kundërshtim me këshillën e BE dhe detyrimet e progres raportit.
Kështu shumica socialiste refuzoi Komisionin Hetimor për AKSHI, për koncesionet dhe tenderat publikë të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për agjencinë shtetërore KAYO, për zgjedhjet e kështu me rradhë .
Kjo përbuzje për llogaridhënien nga ana e shumicës, që ka vendosur të shkelë edhe këshillën e Komisionit Europian, e ka kthyer kuvendin në noter të dëshirave kryeministrore.
Dorëzimi në kuvend i ligjeve nga ana e deputetëve pa procedurë ligjore, pa transparencë pa konsultim si dhe politizimi i emërimeve në postet kushtetuese apo institucionet e pavarura ka limituar rolin e parlamentit për të mbikqyrur qeverinë.
Dhe jo vetëm kaq, proceset e konsultimit publik janë fiktive apo nuk kryhen. Disa muaj më parë në Shqipëri erdhën dhe anëtarët e Komisionit të Stabiliim Asoçimit dhe ata e panë me sytë e tyre se si banorët e Nartës nuk ishin konsultuar dhe as pyetur në lidhje me projektet që kanë nxitur debatin në Shqipëri.
Në fakt këto janë realisht hapa pas. Kur qeveria përpiqej të kalonte fshehurazi ndryshimet në Ligjin e Zonave të Mbrojtura, si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane ngrita një sërë shqetësimesh dhe pata diskutime me partnerët tanë por edhe grupet e interesit.
Kjo skemë e qeverisë për ti ikur kontrollit dhe transparencën e dëshmon qartë mungesën e vullnetit për të ndërmarrë nisma ligjore që janë konform rregulalve dhe kërkesave të Bashkimit Europian.
Mungesës së transparencës ato i janë përgjigjur me arrogancë. Prej 1 viti SPAK është gjendur nën sulmin dhe akuzat e drejtëpërdrejta nga kryeministri dhe padyshim anëtarë të shumicës, në lidhje me hetimet për ish zv kryeministren.
Në fillim të këtij viti raporti i IBAR, një proces burokratik por i rëndësishëm në fact checking të vendeve europiane ndaj progresit të Shqipërisë, u shty për mbi një muaj vetëm si pasojë e një akti të paprecendentë politik. Imuniteti i një deputeti u refuzua të dorëzohej pas kërkesës së SPAK duke shkelur barazinë përpara ligjit.
Jo vetëm kaq por prokurori i çështjes sikundër dhe gjyqtarët e GJKKO janë sulmuar drejtë për drejtë nga kryeministri sepse ata guxuan të hetojnë njeriun pranë tij. Ndërsa kërkesa e tyre për pezullim u atakua publikisht nga kryeministri duke iniciuar një ngërç politik dhe institucional përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është një arsye e qartë dhe e plotë se përse në progres raport shkruhet qartazi se përpjekjet e zyrtarëve të lartë apo politikanë për të ushtruar influencë jo ligjore në sistemin juridik, përfshirë dhe SPAK, apo dhe sulmet personale të magjistratëve kanë vazhduar.
Beteja e Shqipërisë sot është jo vetëm ndëshkimi i korrupsionit por parandalimi i tij, mos cënimi dhe kufizimi i hetimve ashtu sic ndodh nqs miratohen ndryshimet e reja te KPP.
Dhe fusha e prokurimeve publike ka dëshmuar ndër vite që ka qenë dera përmes të ciëls hyn korrupsioni. Vetë progres raporti qartëson se në vitin 2025, 24% e tenderave që janë dhënë kanë pasur vetëm një ofertues, ndërkohë që thuajse 30% e tyre kanë pasur fitues ofertën me çmimin më të lartë. Ligjet speciale, që japin favore të vecanta që kanë prekur e cenuar konkurencën që shkelin MSA për të cilët prej vitesh në emër të opozitës kam ngritur sqhetësimin duke nisur me Aeroprotin e Vlorës, Portin e Durrësit, Agjensinë e teknologjisë së Informacionit e së fundmi Kayo dhe ligji i famshëm i Porteve Strategjike tregojnë që sot nuk ka asnjë vlerë europiane në këtë sektor.
Fytyrën e korrupsionit shqiptar, Komisioni Europian, e ka parë qartësisht në rastin e fondeve IPARD të cilat u abuzuan kolektivisht nga shumica socialiste duke i hequr bukën e gojës zonës rurale. Sot, Komisioni Europian kërkon që vendi të përmbushë kushtet për të rikthyer fondet IPARD.
Nëse për çështjet e korrupsionit qeveria ka një vullnet politik për tu bërë avokatinë publike dhe juridike, në lidhje me lirinë e medias ku përkeqësimi është i dukshëm sipas çdo raporti ndërkombëtar qeveria ka një vullnet për ti goditur sa herë që asaj ato nuk u pëlqejnë. Rastet e Neës 24 apo dhe Syri TV, janë dëshmi e qartë se si represioni shtetëror dhe kërcënimet kryeministrit godasin dhe paralajmërojnë goditje të tjera.
Dhuna e policisë ndaj gazetarëve meriton transparencë dhe për këtë arsye i kam kërkuar dhe nisur një shkresë Drejtorit të Policisë Proda ndër të tjera edhe për incidentet mes gazetarëve dhe policisë.
Shembullin e dhunës së policisë e ka ndjekur edhe AMA e cila ka intimiduar përmes gjobave emisionet televizive dhe mediat vizive. Kjo sjellje e AMA që ka vendosur të gjobisë mediat për lirinë e shprehjes që ata ofrojnë dhe që rezikon vetëm autokracinë e kryeministrit Rama jetëzojnë kritikën e kahershme të progresraportit të KE mbi mungesën e pavarësisë së AMA-s. Komisioni regjistron se shqetësimet për ndikim politik në emërime vazhdojnë si për AMA-n, ashtu edhe për transmetuesin publik. Rekomandimi kërkon forcimin e autonomisë së rregullatorit dhe të pavarësisë së transmetuesit publik.
Qeveria që shpenzoi 8 vite duke u ankuar se përse Europa nuk e fut jashtë radhe në Bashkimin Europian, sot është e papërgatitur për tu përballuar me procesin e integrimit me angazhimin dhe seriozitetin që kërkon ky proces.
Duke anashkaluar shqiptarët dhe mbi të gjitha duke zhvlerësuar totalisht standartet dhe normat europiane për ti dhënë krah abuzimit, korrupsionit dhe arrogancës në vend që të kishte transparencën, llogaridhënien dhe kontrollin.
E gjithë kjo nuk ka ardhur rastësisht. Siç edhe vetë shqiptarët e kanë provuar në lëkurë për këtë një dekadë e gjys, një qeveri që ka retorikën dhe jo punën, ka miratuar ligje me porosi në kundërshtim të MSA në çdo vit të qeverisjes së saj. ka zhbërë dhe zhdukur çdo hapësirë parlamentare duke zhbërë debatin parlamentar, shkelur me të dyja këmbët rregulloren që miratuam dhe mbi të gjitha kushtetutën.
Prandaj Shqipëria ka sot nevojë jetike për ta ndryshuar mënyrën se si funksionon shteti, për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, për dialog të mirëfillët politik, që parlamenti së pari të besojë te barazia para ligjit që ai qytetari që arrestohet se po proteston do trajtohet njësoj më zyrtarin që përfshihet në korrupion e jo të ketë mbrojtje politike.
Shqiptarët në shesh, që janë shumica e këtij vendi, po kërkojnë më shumë Europë. Vetë progres raporti që u lexua dje, kërkon më shumë Europë ndërkohë që njeriu në krye të qeverisë kërkon gjithnjë e më shumë pushtet për veten e tij.
Ai njeri, e kishte gjithë kohën e mundësinë për të punuar për ëndrrën e shqiptarëve. Por zgjodhi që të punonte për pasurimin e një pakice në kurriz të xhepit të shqiptarëve. Kish gjithë kohën e mundësinë për tu sjellë ndryshe, kish gjithë kohën e mundësinë ta rigjente vullnetin politik të humbur rrugës. Sot është koha për një qeveri tjetër, një Qeveri të Integrimit!
© SYRI.net