Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë

5 Nëntor 2026 | 11:22

Një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Elbasan.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Automjeti, në pronësi të shtetases A. D., është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit.

Nga përhapja e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tip “Benz”, i cili ishte i parkuar pranë “Volkswagen”-it.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit

SPAK ka dhënë prentencën duke kërkuar 299 vjet burg në total për 15 të pandehurit e dosjes më të bujshme të krimit të organizuar Plumbi...
11:06 | 05/11/2026

Lëvizte i armatosur dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi po lëvizte i armatosur me një pistoletë dhe posedonte 600 gramë lëndë narkotike Cannabis...
10:49 | 05/11/2026

Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Elbasan, Emirion Sota, ka dhënë një deklaratë për mediat një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në qytet,...
10:47 | 05/11/2026