Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor 2026. Dyshohet se në njërën prej gomave të para të automjetit, në pronësi të shtetases A. D., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar më pas zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tip “Benz”, i cili ishte i parkuar pranë tij.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.













