Napoli në kaos, zënkë De Bruyne-Lucca! Politano akuzon shokët, Hojlund kundër Allegri-t dhe klubit

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Humbja me Porton në Champions ka ndezur gjakrat mes lojtarëve. Tensioni është rritur pas ndeshjes dhe deklaratat polemizuese vijnë nga të gjitha anët.

Nga transferta e Portos, Allegri dhe të tijtë janë kthyer me një humbje të rëndë 4-1, por edhe me përplasje të forta brenda grupit. Në fundin e ndeshjes De Bruyne pati një debat të ndezur me Lucca në fushë, ku nuk munguan ofendimet. Klima është ndezur më shumë pas ndeshjes.

Matteo Politano ka dashur t’u kërkojë falje tifozëve dhe ka akuzuar lojtarët jo italianë se nuk marrin përgjegjësi. “Jam shumë i inatosur, duhet të bëjmë një test ndërgjegje, të mbyllim gojën dhe të punojmë. Gjithmonë unë dal në situata të tilla. Doja të vinte ndonjë shok tjetër skuadre për të dhënë shpjegime, jo vetëm ne italianët gjithmonë”, – tha Politano.

Ai mund t’i jetë referuar De Bruyne. Nuk ishte një shigjetë për Rasmus Hojlund, pasi danezi foli pas humbjes dhe dukej edhe më nervoz se Politano: “Nuk jam dakord me Allegri-n, nuk luajtëm mirë. Duhet të shohim veten në pasqyrë dhe të marrim përgjegjësitë tona, nga lojtarët, trajneri dhe deri te klubi. Nuk mund të humbasim ndeshje të tjera, janë vërtet shumë”, – u shpreh Hojlund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme