E enjte, 5 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol një makine në Elbasan, flakët përfshijnë edhe një mjet tjetër
Lajme

Shpërthim me tritol një makine në Elbasan, flakët përfshijnë edhe një mjet tjetër

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Elbasanit, ku një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme edhe në një makinë tjetër të parkuar pranë tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të 5 nëntorit, në lagjen “28 Nëntori”. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetaseje me inicialet A. D.

Pas shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur edhe në një automjet tip “Benz”, i cili ndodhej i parkuar në afërsi, duke shkaktuar dëmtime edhe në këtë mjet.

Fatmirësisht, nga informacioni paraprak nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e konfirmuara deri më tani janë materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit ose personave përgjegjës.

Për momentin mbetet e paqartë nëse automjeti ka qenë objekt i drejtpërdrejtë i një atentati të qëllimshëm apo nëse shpërthimi ka motive të tjera. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun e saktë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.