Fundi i një epoke: Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se do t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, pas më shumë se dy dekadash përfaqësimi të vendit të tij.

Ylli portugez ka publikuar një video emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës ka theksuar rëndësinë që Portugalia ka pasur në karrierën e tij si futbollist dhe rrugëtimin e tij me fanellën e kombëtares.

“Ka ardhur dita që unë të dorëzoj fanellën me numër 7 të ekipit tonë kombëtar”, ka thënë ai.

“Nuk kam ndierë kurrë se më përkiste vetëm mua. Por për 23 vjet pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta mbaja me vete në stadiume anembanë botës. Sot, ka ardhur koha ta kaloj atë në të ardhmen. Nuk ishte një vendim i lehtë. Sepse disa vendime nuk merren vetëm me mendje. Ato merren edhe me zemër.

Një udhëtim që filloi në gusht 2003 dhe ndryshoi jetën time përgjithmonë ka marrë fund. Kur shikoj prapa në gjithçka me ekipin kombëtar, nuk shoh vetëm ndeshjet, golat, rekordet apo trofetë. Shoh njerëz. Shoh portugezë që jetojnë jashtë vendit, të cilët, për 90 minuta, u ndien pak më afër shtëpisë. Shoh miliona portugezë që nuk i kam takuar kurrë, por që u bënë pjesë e jetës sime. Sepse në fund të fundit, futbolli është shumë më i madh se një lojë. Futbolli ka të bëjë me njerëzit”, është shprehur ai.

“Portugalia do të jetë gjithmonë me mua”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika