Europa League/ Juventus në kërkim të konfirmimit, Milan nuk duhet të gabojë, ja si pritet të luajnë gjigantët italianë
Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere 23-vjeçare me fanellën e përfaqësueses luzitane. Ylli portugez e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar bashkëlojtarët, stafin teknik, familjen dhe tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve.
“Erdhi dita për t’ia dorëzuar fanellën me numrin 7 së ardhmes. Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vesh, ta mbroj dhe ta përfaqësoj në stadiumet e gjithë botës”, shkruan Ronaldo në mesazhin e lamtumirës.
Futbollisti 40-vjeçar e mbyll kështu aventurën me Portugalinë, e cila nisi në gusht të vitit 2003. Gjatë kësaj periudhe, ai u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e kombëtares, me 146 gola në 234 ndeshje, duke u bërë një prej figurave më të rëndësishme të futbollit portugez.
Vendimi vjen pas një periudhe tensionesh dhe polemikash që shoqëruan marrëdhënien e tij me trajnerin Jorge Jesus. Sipas raportimeve, Ronaldo ishte larguar më herët nga grumbullimi i kombëtares në Danimarkë pa marrë leje, çka solli edhe një masë disiplinore prej 30 ditësh dhe një gjobë prej 255 eurosh. Pavarësisht ndërhyrjeve për të normalizuar situatën, marrëdhëniet mes palëve nuk arritën të riktheheshin në normalitet.
Në mesazhin e tij, Ronaldo thekson se gjatë këtyre 23 viteve nuk ka përjetuar vetëm gola, rekorde dhe trofe, por mbi të gjitha emocione dhe lidhje me miliona portugezë.
“Golat kalojnë, kupat mbeten në muze, rekordet thyhen. Por ka diçka që koha nuk mund ta shuajë: vendi që zëmë në zemrat e njerëzve”, shkruan ai.
Ronaldo falënderoi gjithashtu bashkëlojtarët, trajnerët, drejtuesit, stafin mjekësor dhe familjen, duke theksuar se asnjë kapiten nuk mund ta përshkojë i vetëm një rrugëtim të tillë.
“Dal me kokën lart, krenar për rrugën që kam bërë dhe me ndërgjegjen se dhashë gjithçka për Portugalinë. Por nuk do të pushoj kurrë së qeni njëri prej jush. Do të vazhdoj të vuaj, të emocionohem dhe të festoj çdo fitore të Portugalisë me një ‘Siu’”, shkruan ylli portugez në fund të mesazhit.
Me largimin e Cristiano Ronaldos, Portugalia humbet jo vetëm kapitenin dhe golashënuesin më të mirë të historisë së saj, por edhe një prej ikonave më të mëdha të futbollit botëror.
Top Channel