Tiranë, mbi 3 mijë gjoba në 48 orë, 12 persona në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3245 masa administrative gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa 12 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, shkeljet më të shpeshta kanë qenë parkimi i gabuar, me 1832 masa, tejkalimi i normave të shpejtësisë me 292 masa dhe parakalimet e gabuara me 118 masa. Gjithashtu, janë ndëshkuar drejtues që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit, nuk vendosnin rripin e sigurimit apo drejtonin motomjetet pa pajisjet mbrojtëse.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Gjatë 48 orëve të fundit, 3245 masa administrative, 12 arrestime dhe 4 referime në Prokurori, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për vepra penale në këtë fushë.
🚔Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, si rezultat i monitorimit intensiv, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset e kryeqytetit, kanë konstatuar dhe ndëshkuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, burime potenciale për aksidente rrugore me pasoja. Konkretisht, u vunë:
-1832 masa për qëndrim të gabuar të mjetit;
-292 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
-118 masa për parakalim të gabuar;
-83 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, gjatë drejtimit të motomjetit;
-56 masa për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit;
-52 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-37 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
-23 masa për mosrregullim të shpejtësisë;
-18 masa për xhama të zinj të riveshur pa autorizim;
-16 masa për qarkullim të motomjeteve, në korsitë e biçikletave;
-14 masa për mungesë të certifikatës së kontrollit teknik;
-10 masa për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit;
-7 masa për mosrespektim të sinjalit “STOP”;
-4 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit;
-587 masa për shkelje të tjera të sinjalistikës rrugore.
⚠️Gjithashtu, si rezultat i monitorimit, janë arrestuar 12 shtetas dhe janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për 4 shtetas, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
🚨Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të mos drejtojnë automjetin, në efektin e alkoolit dhe/ose lëndëve narkotike, të normojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.




