E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për integrimin në BE: Jam kaq i përkushtuar që shqiptarët të jetojnë në vendin e tyre si në Europë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën një konferencë për mediat pas dorëzimit të Progresraportit për Shqipërinë. Në fjalën e tij, Rama u ndal te rëndësia e integrimit europian dhe ndikimi që ky proces duhet të ketë në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Shqiptarët janë gjendur në një kontrast të madh mes mundësive brenda dhe jashtë vendit. Për shumë familje, emigracioni ka qenë rruga për një shkollim, punësim, shëndetësi më të mirë, apo thjesht një marrëdhënie më të mirë me shtetin.

Ne nuk mund të flasim me seriozitetin e duhur për bashkimin tonë me BE-në pa e pasur parasysh këtë realitet. Në thelbin e tij, i gjithë ky proces nuk është për Brukselin, por është shtetbërja e Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë mundësinë ekonomike dhe rritjen e fëmijëve këtu, si në Europë.

Kush dëgjon për progresin e negociatave për BE-në, të ketë parasysh që është përmirësimi i standardeve të jetës së tij, këtu në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore që jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi dhe arsyeja kryesore që më gëzon shumë ky raport i progresit, si një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.