“Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, protesta e OVL UÇK-së para zyrave të BE-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian (BE), në shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me moton “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, veteranët kanë përcjellë mesazhin e tyre drejtuar Bashkimit Evropian, duke shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































