Kryesore

Ambasadorja e BE-së “godet” Ramën: Korrupsioni në Shqipëri në nivele të larta, mbetet sfidë reale për drejtësinë

12:37 - 05.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta për qeverinë shqiptare gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ku prezantoi gjetjet e raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Diplomatja europiane theksoi se vendi ka shënuar përparim në procesin e integrimit, por nënvizoi se korrupsioni, veçanërisht në nivele të larta, mbetet një sfidë reale që kërkon vijimin e përpjekjeve të institucioneve të drejtësisë.

Ajo theksoi se reformat duhet të mbështeten te forcimi i sistemit të drejtësisë, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit në nivele të larta.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga ambasadorja lidhet me funksionimin e demokracisë dhe klimën politike në vend. Sipas saj, raporti evidenton një polarizim të thellë politik, mbikëqyrje të kufizuar parlamentare ndaj qeverisë dhe mungesë të konsultimeve kuptimplota. Në këtë kontekst, Moreira de Sousa e cilësoi reformën zgjedhore urgjente, duke kërkuar që procesi të mos kufizohet vetëm te dy partitë kryesore politike, por të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë aktorë të tjerë.

“Dje KE miratoi raportin vjetor për Shqipërinë, të cilin unë sapo ia dorëzova kryeministrit, ndërsa më herët ia dorëzova Presidentit.
Mesazhi raportit është I thjeshtë, Shqipëria ka ecur përpara. Sa i përket korrupsionit dhe krimit, raporti evidenton progres të mirë, përpjekjet e SPAK duhet të vijojnë sepse korrupsioni mbetet sfidë reale. Çdo reformë duhet të mbështetet në reformën në drejtësi për forcimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, përfshirë hetimit dhe ndjekjeve të rasteve të korrupsionit në nivele të larta. S i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë thellësisht të polarizuar, mbikqyrje të kufizuar parlamentare ndaj qeverisë dhe mungesë kuptimplota të konsultimeve. Reforma Zgjedhore është urgjente. Kjo kërkon proces gjithëpërfshirës që shkon përtej dy partive kryesore”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.