Në Kraiova të Rumanisë, në stadiumin 30 mijë vendësh, Egnatia do të luajë sonte në orën 21:00 ndeshjen e tretë në grupin e Conference League. Pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, kampionët e Shqipërisë synojnë 3 pikët e para edhe pse përballë kanë një kundërshtar që konsiderohet ndjeshëm favoritë në letër.
“Rrespekt maksimal për Craiova-n sepse kanë 12 ndeshje pa humbje dhe besoj se është ecuria më e mirë që do kenë gjithë sezonit. Momenti më i mirë i tyre. Përveç respektit që e kemi detyrim ndaj atyre më pas ne duhet të kemi besim dhe përgjegjësi te ajo që ne ndërtojmë dhe punojmë bashkë me djemtë,”-u shpreh Nevil Dede, trajner i Egnatias.
Si të mos mjaftonte transferta, por edhe niveli i kundërshtarit, Egnatia sonte duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësin Sota dhe sulmuesin Ildi Gruda të dëmtuar, ndërsa Eneo Bitri është në dyshim.
“Shpresoj se do japim 200% për të luajtur edhe për ata që në këto momente nuk janë me ne. Ne e ndiejmë që ata janë pjesë e jona. Do jenë një formë më e madhe për ne pavarësisht se kemi një kundërshtar shumë të fortë përballë. Megjithatë ne e kemi treguar që jemi kockë e fortë për çdo kundërshtar,"-tha Albano Aleksi, kapiten i Egnatias.
Ndryshe nga Egnatia, Craiova ka siguruar 4 pikë në dy ndeshjet e para.











Komente
Komento