Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar

5 Nëntor 2026 | 12:21

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat, një ditë pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te pjesa e raportit që trajton protestat e muajve të fundit në vend.

Kryeministri tha se raporti evidenton dhunën gjatë protestave, por përmend edhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ai nënvizoi se e drejta për protestë duhet të garantohet gjithmonë dhe se dhuna duhet të ndëshkohet moralisht dhe ligjërisht, ndërsa çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoritetet shtetërore duhet të shqyrtohet.

“Raporti trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin në plagën e dhunës por duke cituar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia, ndërkohë që nënvizohet se dialogu është rruga ku të gjithë duhet të angazhohemi seriozisht. Asnjë konstatim i raportit të progresit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht dhe çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoriteti shtetëror duhet shqyrtuar serjozisht”, tha Rama.

Ai shtoi se shumica qeverisëse ka një përgjegjësi të veçantë për të mundësuar dialogun, veçanërisht me pjesët e shoqërisë që kanë mendime të ndryshme.

“Dialogu është kusht për bashkëjetesën demokratike. Ne, shumica qeverisëse, kemi përgjegjësinë e veçantë për të mundësuar dialogun, sidomos me pjesë të shoqërisë që mendojnë ndryshe nga ne”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se progresi i vendit dhe problemet me të cilat përballet duhet të shihen njëkohësisht, pa lejuar që njëra të mbulojë tjetrën.

“Problemet reale nuk duhet të na pengojnë për progresin real dhe, nga progresi, nuk duhet të na mbyllen sytë për problemet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadorja e BE për protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, bëri thirrje në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama që institucionet të...
12:36 | 05/11/2026

Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët për mediat një ditë...
12:23 | 05/11/2026

Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët për mediat një ditë...
12:09 | 05/11/2026