Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, duke thënë se Prokuroria ka përgjegjësinë për të hetuar rrethanat e arrestimit, vdekjes dhe veprimet e kryera pas vdekjes së tij.

Rexhaj ka thënë se, pavarësisht vonesës, ende nuk është aq vonë për të hetuar rastin dhe për të vendosur drejtësi.

“Askush tjetër, veç prokurorisë nuk e ka për detyrë ta zbardhë këtë rast. Presim të veprojnë, edhe pse vonë, nuk është aq vonë për të hetuar veprimet që çuan te burgosja, vrasja dhe veprimet pas vrasjes”, ka theksuar ai.

Ai e ka përshkruar Deharin si student të mjekësisë, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shok të tyre.

“Padrejtësia që i bëhet dikujt na ngarkon të gjithëve me përgjegjësi”, ka thënë Rexhaj, duke shtuar se drejtësia është ajo që i detyrohen familjes së Deharit dhe vajzës së tij, Arsës, prej dhjetë vitesh.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika