E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do vinin në takim pa kamera, pa foto, pa njoftim”, Rama: Tre grupe studentësh ishin gati për dialog, por u kthyen mbrapsht

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e një platforme të re dialogu me studentët dhe qytetarët që dëshirojnë të diskutojnë me të dhe qeverinë për çështje me rëndësi.

Gjatë deklaratës së tij, Rama tha se kjo nismë synon t’u japë mundësi edhe studentëve që, sipas tij, janë kërcënuar dhe penguar nga grupe të tjera studentësh për të zhvilluar takime me kryeministrin.

Ai tha se tre grupe studentësh janë detyruar të tërhiqen nga përpjekjet për t’u takuar me të, për shkak të presioneve dhe bullizimit, si në rrjetet sociale, ashtu edhe fizikisht.

“Nesër ne do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, një dritare dialogu që u ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe me qeverinë për çështje me rëndësi.

Reklamë

Një dritare dialogu për studentët që kërcënohen nga ata pseudo-studentë që shfaqen në dyert e auditoreve dhe çojnë mesazhe të dhunshme ndaj kujtdo që mendon ndryshe apo që guxon të hedhë hapin drejt dialogut.

Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline, nga këta pseudo-studentë, në përpjekjen e tyre për të ardhur në një takim me mua, pa kamera, pa foto dhe pa njoftim për shtyp, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh, me emra dhe mbiemra të dekonspiruar, dreqi e merr vesh se si, dhe të bullizuar në ekstrem.

Unë nuk jam më as student dhe as pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog dhe ku, bashkë me studentët, kam dalë kundër një regjimi real dhe jo një regjimi imagjinar, vetëm për një arsye: për të qenë i lirë.

Kush mendon se me trembje, frikë apo dhunë do të ketë impakt tek unë, i ka bërë llogaritë gabim. Dhe do ta marrë përgjigjen edhe penalisht, edhe administrativisht, si ata që ngrenë dorën kundër policisë, ashtu edhe ata që bllokojnë rrugët”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.