Zgjedhjet në FIFA/ Shfaqet një tjetër kundërshtar për Gianni Infantino, kush është ish presidenti i Federatës Japoneze që e sfidon
Gjermania do të mbyllë fushatën e Nations League me ndeshjet ndaj Serbisë dhe Holandës që do të luhen në 13 dhe 16 nëntor. Trajneri Jurgen Klopp ka publikuar listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje dhe bie në sy emri i Brajan Grudës që është kthyer në skuadër, pasi u detyrua ta lërë atë per ndeshjet e shtator-tetorit për probleme fizike.
Por të rejat e mëdha në këtë listë te Klopp janë Niclas Fullkrug dhe Wael Mohya. Për sulmuesin aktual të Werder Bremenit bëhet fjalë për një rikthim në kombëtaren gjermane me futbollistin që po përjeton një formë të shkëlqyer në këtë sezon teksa ka 12 gola të shënuar në 10 ndeshje të zhvilluara, nga të cilët 9 gola i ka shënuar vetëm në Bundesligë.
‘Të shënosh gola dhe të jesh në formë të mirë asnjëherë nuk është gjë e keqe-shpjegon Klopp-Fulle ka pasur një rendiment të lartë në këtë periudhë dhe ka shënuar çdo lloj goli, disa prej tyre spektakolarë. Ka një ndikim të pabesueshëm te loja e Werder Bremen, jo vetëm për golat, por edhe për mënyrën sesi sillet në fushë’
Surpriza e madhe te Gjermania është pikërisht Wael Mohya 17 vjeç, për cilin është grumbullimi i tij i parë me skuadrën e parë të 4 herë kampionëve të botës. Ndërkaq, kanë mbetur jashtë skuadre emra si Nick Woltemade dhe Karim Adeyemi, ndërkohë që janë konfirmuar Philipp Treu dhe Derry Scherhant.
Lista e plotë e Jurgen Klopp:
Portierë: Marc-André ter Stegen, Jonas Urbig, Alexander Nübel
Mbrojtës: Waldemar Anton, Nathaniel Brown, Finn Jeltsch, Maximilian Mittelstädt, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah, Malick Thiaw, Philipp Treu
Mesfushorë: Tom Bischof, Said El Mala, Brajan Gruda, Lennart Karl, Joshua Kimmich, Wael Mohya, Felix Nmecha, Aleksandar Pavlovic, Derry Scherhant, Florian ëirtz
Sulmues: Younes Ebnoutalib, Niclas Füllkrug, Kai Havertz
Top Channel