Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp me Ambasadoren e BE në Tiranë pas marrjes së raportit të progresit. Në këtë konferencë, Rama u pyet mbi pretendimet e ngritura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë shmangu përgjigjen e drejtpërdrejt, por i konsideroi këto pretendime si zhurma makinash që shkojnë e vijnë.