Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasije, në Njësinë Administrative Kala e Dodës, ku punonjësi, teksa po kryente punime në një shtyllë të tensionit të mesëm dhe po priste telat elektrikë, është rrëzuar nga lartësia.
Për pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
