Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Një dëftesë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, Rama: Integrimi në BE është për shqiptarët, jo për Brukselin

    Rama: Mbyllja e negociatave në 2027, objektiv i arritshëm! S’ndalemi për mustaqet e asnjë Çeloje

    Protestat/ Rama: Progres-raporti i KE-së kërkon dialog, detyrë e qeverisë që ta garantojë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Një dëftesë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, Rama: Integrimi në BE është për shqiptarët, jo për Brukselin
    Lajmet e fundit

    “Një dëftesë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, Rama: Integrimi në BE është për shqiptarët, jo për Brukselin

    November 5, 2026
    "Një dëftesë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë", Rama: Integrimi në BE është për shqiptarët, jo për Brukselin

    Kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët për vite me radhë kanë jetuar mes një kontrasti të madh, duke gjetur jashtë vendit mundësi për një jetë më të mirë që nuk i kanë pasur në Shqipëri.

    Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Rama theksoi se për shumë familje emigracioni ka qenë rruga drejt shërbimeve më të mira dhe një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin.

    Sipas tij, integrimi në Bashkimin Europian nuk është një proces që bëhet për Brukselin, Parisin apo Berlinin, por për të ndërtuar një shtet europian në Shqipëri, ku qytetarët të kenë mundësi ekonomike, institucione, siguri juridike dhe kushte për rritjen e fëmijëve si në vendet e BE-së.

    “Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite në një kontrast të madh, mes mundësive jashtë vendit dhe atyre brenda vendit. Për shumë familje, emigracioni ka qenë rruga drejt një jete më të mirë, një shërbimi më të mirë apo një marrëdhënieje më të sigurt me shtetin.

    Ndaj nuk dua të hyj te gjërat që kanë ndryshuar dhe as sa dhe si duhet të ndryshojnë akoma, por s’mund të flasim me seriozitetin e duhur për bashkimin me BE-në pa pasur parasysh këtë realitet.

    I gjithë ky proces nuk është për Brukselin, Parisin, Berlinin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë institucionet, mundësitë ekonomike, sigurinë juridike dhe vendrritjen e fëmijëve si në Europë.

    Progresi duhet të mbajë parasysh këtë thelb të këtij procesi, që është përmirësimi i standardeve të jetës së tij personalisht, kudo ku ndodhet këtu në Shqipëri.

    Kjo është arsyeja që unë jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi, por edhe arsyeja pse mua më gëzon shumë ky raport i progresit, si një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë.” tha Rama.

    anëtarësimi në BE Bashkimi Europian Brukseli Edi rama integrimi europian Komisioni Europian Negociatat me BE-në objektivi i integrimit në BE përparimi i Shqipërisë procesi i integrimit progres-raporti i KE-së progresi i Shqipërisë Qeveria shqiptare reformat europiane Shqipëria në BE shqiptarët dhe Europa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Një dëftesë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, Rama: Integrimi në BE është për shqiptarët, jo për Brukselin

    November 5, 2026

    Rama: Mbyllja e negociatave në 2027, objektiv i arritshëm! S’ndalemi për mustaqet e asnjë Çeloje

    November 5, 2026

    Protestat/ Rama: Progres-raporti i KE-së kërkon dialog, detyrë e qeverisë që ta garantojë

    November 5, 2026

    Rama: Progresraporti më i mirë, Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në

    November 5, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.