Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore. Qytetarët që aplikojnë për herë të parë për patentë ose kërkojnë rinovimin e saj do të ndjekin një procedurë të re për dokumentacionin shëndetësor. Mjekët do t’i plotësojnë dhe nënshkruajnë elektronikisht të dhënat e kontrolleve, të cilat do t’i transmetohen drejtpërdrejt DPSHTRR-së. Dokumenti përfundimtar do të jetë i disponueshëm për qytetarin përmes e-Albania.

Hapi i parë mbetet vizita te mjeku i familjes. Ai do të shqyrtojë kartelën shëndetësore të aplikantit dhe dokumentet përkatëse, përpara vijimit të kontrolleve të nevojshme për vlerësimin e aftësisë për të drejtuar automjetin.

Më pas, qytetari do të paraqitet te specialistët për kontrollin e shikimit dhe të dëgjimit. Rezultatet e këtyre vizitave do të pasqyrohen në certifikatën mjekësore në mënyrë elektronike.

Kur kontrollet nxjerrin në pah probleme shëndetësore ose paqartësi mbi aftësinë fizike dhe psikike të aplikantit, çështja mund t’i kalojë Komisionit Mjekësor. Në përfundim të vlerësimit, komisioni do të përcaktojë nëse personi mund të drejtojë automjetin pa kufizime, me kufizime apo është i paaftë për drejtim.

Një sëmundje e kaluar, nga e cila qytetari është shëruar, nuk do të përbëjë automatikisht arsye për kufizimin e vlefshmërisë së patentës. Vendimmarrja do të mbështetet në gjendjen shëndetësore që aplikanti paraqet në momentin e kontrollit.

Pas përfundimit të vizitave, dokumentacioni do të dërgohet elektronikisht pranë DPSHTRR-së, ndërsa qytetari do ta marrë përmes e-Albania. Tarifat për këtë shërbim nuk ndryshojnë.

Zbatimi i procedurës së re do të nisë pasi të aktivizohen sistemet elektronike përkatëse. Deri në atë moment, kontrollet dhe dokumentacioni mjekësor për patentat do të vijojnë sipas udhëzimit të vitit 2015. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.