Harry Kane ka folur në Mynih pas rinovimit zyrtar të kontratës me Bayern Munich deri në vitin 2029, duke shpjeguar arsyet e vendimit dhe objektivat për të ardhmen.
Rinovimi – “Nuk më është dashur të mendohem gjatë. Jam në vendin më të mirë që mund të imagjinoj. Kontratën e firmosëm dje, por vendimi ishte marrë prej kohësh. Jam pjesë e një skuadre fantastike, që lufton për Champions League dhe të gjithë trofetë”.
Bayerni – “Ndihem më mirë se kurrë. Besoj te projekti dhe nuk kam pasur kurrë dyshime. Dua të rikthehem të flas më pak dhe të luaj më shumë. Synojmë të dominojmë në Gjermani, por edhe të fitojmë Champions League. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk dua të fitoj të paktën një trofe të tillë deri në vitin 2029. Është një përgjegjësi që e pres me entuziazëm”.
Jeta në Mynih – “Qyteti është i mrekullueshëm. Familjes sime dhe mua na pëlqen natyra, pyjet dhe malet. Dalja nga zona e rehatisë ka qenë një hap shumë pozitiv”.
Gjuha gjermane – “Kuptoj më shumë se më parë, por vazhdoj të mësoj. Duhet të flas më shumë dhe të shqetësohem më pak për gabimet. Shpresoj që së shpejti të jap një intervistë në gjermanisht”.







