Rrëfimi i rrallë: Si u ktheva nga vdekja teksa nëna më jepte lamtumirën! Ja çfarë më tha Shën Nënë Tereza kur u shfaq

Saranda Teresa Bruno e cila ka përjetuar vdekjen e saj gjatë qëndrimit në koma, ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus.
Saranda në rrëfimin e saj tha se gjatë kohës që nëna e saj po i jepte lamtumirën e saj, ndjeu babin e saj që nuk jeton më ti thoshte të kthehej tek vajza e saj.
Pas daljes nga koma, ajo do përballej me një tjetër lajm të hidhur: mundësinë se nuk do të ecte më kurrë.
Një natë para se mjekët ti komunikonin këtë lajm, Saranda thotë se ju shfaq Shën Tereza me një numër 6. Kjo e bëri që ajo tu kërkonte mjekve edhe 6 javë kohë në qendrën ku ishte.
Me besimin në zot, Saranda thotë se ajo është paraplegjikja e parë që del nga qendra duke ecur.
Rrëfimi i rrallë i Saranda Teresa Bruno:
Në momentin që mjeku u thotë motrave që vetëm një zot mund të bëjë mrekulli, motrat i thanë që Saranda ka besuar dhe ka bërë gjithçka për zotin. Në ato 10 minuta, babi im është revoltuar me mua. Gjyshërit i thanë që varri është gati dhe unë po e shihja duke u hapur nga gjyshërit e mi. Babi i thotë jo, Saranda duhet të kthehet sepse Lea ka nevoj për nënën.
Nëna Terezë më shtrëngon dorën dhe më thotë që ti ke një mision dhe duhet të kthehesh. Në këto momente, Jezusi më bën kryqin në ballë, më mbyll sytë dhe në ato momente unë filloj të qaj, ndërsa nëna ime më jepte përshëndetjen e fundit. Kur lexoj diagnozat akoma nuk e besoj qe kam qenë unë. Sepse pastaj ka qenë lufta mes trupit dhe shpirtit tim. Unë dërgohem nga njëra qendër në një qendër tjetër që është e vetmja në europë për paraplegjikët.
Kam qëndruar 3 muaj në kujdes intensiv. Mjekët i thanë familjes që do e stabilizojmë në karrocë, sepse nuk do ecë kurrë. Një natë para se mjekët të më thoshin që nuk do eci, më shfaqet Shën Nënë Tereza me shifrën 6 dhe unë në ato momente u them mjekëve më jepni 6 javë. Jam lutur dhe kam thënë zot më jep fuqinë që ti ekziston dhe në krye të 6 javëve unë kam bërë 3 hapa.
Unë kam kërkuar vajëzn time Lea ta takoj. Edhe pse bëra 3 hapa, ata nuk besonin që do ecja. Unë jam tetraplegjikja parë që dal me ecje nga kjo qendër që nga krijimi i saj.




