Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë vëmendjen më të madhe ditët e fundit.
Rama u pyet nga gazetarët për këtë përplasje dhe nëse ai e ka kërcënuar kryebashkiakun përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu e nëse Veliaj qëndron pas protestave.
Kryeministri nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha: “Të tjerat janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Sa janë të rëndësishme ato për ne, aq janë edhe për mua, ato që pyetët ju”.
Edi Rama:
Raporti i progresit është pasqyrë e punës së qeverisë. Kush do të dijë në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe e ka aty dëftesën. Një dëftesë që mua më gëzon dhe është e qartë që mua më gëzon që shqipëria ka bërë progres dhe shqiptarët nuk e përcaktojjnë dot nga kanalet e tv. Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me objektivin për të cilin jemi mbledhur, objektivi historik për bashkimin e vendit me europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike.
Të tjerat janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Sa janë të rëndësishme ato për ne, aq janë edhe për mua, ato që pyetët ju.










