Stavro Pilo po kalon periudhën më të suksesshme të karrierës së tij dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e zhvilluar në Athinë mes AEK-ut dhe Real Madridit.
Mbrojtësi 25-vjeçar i Kombëtares ishte shumë aktiv në krahun e majtë të prapavijës, ndërsa në minutën e 75-të shënoi gol. AEK-u, skuadra e kryeqytetit grek, gjithsesi u mund 2–3 dhe nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv.
Të lidhura
None found
Pak minuta më parë, Pilo ndau në rrjetet sociale përshtypjet e tij për atë mbrëmje. Ai shkroi se kishte përjetime që mezi përshkruheshin me fjalë dhe se ndeshja e një dite më parë ishte pikërisht një prej tyre.
Sipas tij, atmosfera në stadium dhe përpara tifozëve të AEK-ut ishte e veçantë dhe një përvojë që do ta kujtojë gjithmonë. Rezultati, shtoi ai, i la një ndjesi të hidhur e të ëmbël, pasi kur jep gjithçka, dëshiron që kjo të shpërblehet edhe në rezultat.
Pilo theksoi se disa momente dhe emocione nuk maten me rezultatin e ndeshjes. Ai u shpreh mirënjohës për atë që përjetoi, krenar për përpjekjen dhe besnik ndaj AEK-ut.




