Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Policët presin qe pesë vjet për uniforma të reja

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave të reja për zyrtarët policorë, duke thënë se ata po presin që nga viti 2021 për t’u pajisur me uniforma.

Gjatë seancës së Kuvendit, Haxhiu ka vendosur fotografi të uniformave të Policisë së Kosovës në ulëset ku ulen ministrat, përmes së cilave ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që të tregojë se kur do të bëhet pajisja e policëve me uniforma të reja.

Ajo ka thënë se policët detyrohen t’i bartin uniformat për 12 orë, ndërsa gjendja e tyre pas përfundimit të ndërrimit, sipas saj, është e rëndë.

“Këta po presin prej 2021 që mos me i parë këto pamje, ka plot prej tyre që më thonë 12 orë i bartin uniformën, kur i hedhin në mbrëmje është e tmerrshme se si është trupi ynë. Pyetja është për ministrin Sveçla, se kur do t’i pajisin me uniforma. Qe pesë vjet po presin. Veç një ditë, ministri me bartë uniformën e tyre, çka kish ndodhë? Janë ka presin që pesë vjet, edhe uroj që sa më shpejt me e kry kështu”, tha Haxhiu./EO

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika