E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha kritikon drejtueset e AMA-s: Ndrikulla, me rekordin e tyre janë si të shkollës së talibanëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar  drejtueset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke i akuzuar për presion ndaj televizioneve dhe cenim të lirisë së medias. Duke iu referuar edhe Progresraportit të Komisionit Europian, Berisha tha se pavarësia dhe pluralizmi mediatik vijojnë të dëmtohen, ndërsa emërimet në AMA mbeten shqetësim për shkak të ndikimit politik.

Kreu i PD-së kritikoi gjobat e vendosura ndaj televizioneve për deklarata të bëra nga të ftuarit në studio, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, autoriteti ndërhyn në përmbajtjen e transmetimeve.

“Ato të dyja, ndrikullat e AMA-s, ato janë për t’u bërë personazh, ato janë personazh i ndonjë eseje apo ndonjë novele. Me rekordin që kanë bërë, ato si me qenë të shkollës së talebanëve. Urdhëro. Dy gra, dy zonja. Të dyja gazetare kanë qenë, mos gaboj. Dhe ashtu japin urdhra, të gjobitet kjo studio, të gjobitet ajo studio, se sipas tyre moderatori duhet të jetë polic i moralit”, tha Berisha.

Deklaratat e kreut të opozitës vijnë pas publikimit të Progresraportit të Komisionit Europian, i cili evidenton shqetësime për pavarësinë e medias, transparencën e financimit të saj dhe ndikimin politik në institucionet rregullatore të transmetimeve audiovizive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.