• Kontakt
Thursday, November 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

14:49 : 05/11/2026
në BOTA

Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësisht nga një gjykatëse federale në Nju Jorkut. Vendimi vjen pas paralajmërimeve të disa ligjvënësve amerikanë dhe organizatave për të drejtat e njeriut se kthimi i tyre në Afganistan ose në Pakistanin fqinj mund t’ua rrezikojë jetën.

Gjykatësja Valerie Caproni, nga Gjykata Federale e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, vendosi që asnjë plan për dëbimin e shtetasve afganë në Afganistan ose Pakistan të mos zbatohet deri më 7 nëntor.

Christopher George, zëvendësdrejtor i Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE), tha se këtë javë nuk kishte “fluturime çarter apo komerciale që ishin planifikuar ose konfirmuar”, për të realizuar operacione të tilla. Megjithatë, ai nuk dha hollësi për planet e mundshme në të ardhmen.

Disa media kanë raportuar, duke cituar burime, se autoritetet amerikane planifikojnë t’i dëbojnë 150 afganë me një fluturim nga Luiziana drejt Pakistanit, e më pas drejt Afganistanit.

Meqë Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me talebanët, ato nuk mund të organizojnë drejtpërdrejt dëbimin në Afganistan të të ndaluarve. Për këtë arsye, ata do të dërgohen fillimisht në Pakistan, i cili më pas do t’i riatdhesojë.

Lexo edhe:

Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për republikanët

Pakistani nuk iu përgjigj disa kërkesave për koment që Radio Evropa e Lirë i bëri përmes postës elektronike dhe telefonit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e konfirmoi dëbimin e afganëve. Një zëdhënës i këtij institucioni, në një deklaratë për REL-in më 2 nëntor, tha se SHBA-ja rithekson qëndrimin se “të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje t’i menaxhojnë kufijtë dhe proceset e imigracionit në një mënyrë që garanton sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre”.

Duke reaguar ndaj raportimeve, udhëheqësit talibanë të Afganistanit thanë se Qeveria amerikane duhet të “veprojë me përgjegjësi”.

Duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara që t’i respektojnë “të drejtat dhe aspiratat legjitime” të afganëve që përballen me dëbim, Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha në një deklaratë më 2 nëntor se autoritetet në Kabul janë të gatshme të “angazhohen në mënyrë konstruktive” me Uashingtonin, duke marrë parasysh “realitetet ekzistuese dhe shqetësimet legjitime” të të dyja palëve.

Ky zhvillim vjen në kohën kur autoritetet në vende të ndryshme të botës po shtojnë përpjekjet për t’i detyruar afganët që ishin larguar nga vendi i tyre, të kthehen tani në atdhe. Vetëm Pakistani i ka dëbuar më shumë se 2.5 milionë afganë që nga tetori i vitit 2023.

Në një letër të datës 2 nëntor, drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, demokrati Scott Peters, përfaqësues i Kalifornisë në Dhomën e Përfaqësuesve, shprehu shqetësimin për rreziqet me të cilat mund të përballen afganët që, sipas raportimeve, pritet të dëbohen. Këto rreziqe përfshijnë “persekutimin, torturën, madje edhe vdekjen”.

Letra, e nënshkruar nga 65 anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, i cilësoi si “alarmuese” raportimet për atë që mund të jetë “një nga dëbimet më të mëdha të shtetasve afganë” në histori. Ligjvënësit u kërkuan zyrtarëve të lartë ta anulojnë “çdo fluturim për dëbimin e shtetasve afganë ose iranianë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes ndonjë vendi tjetër”.

Në gusht, mediat raportuan se zyrtarët amerikanë të imigracionit kishin bashkëpunuar me Iranin për dëbimin e shtetasve iranianë gjatë vitit 2025. Një raport i mëhershëm i agjencisë Reuters, duke cituar burime zyrtare, tha se administrata e presidentit Donald Trump planifikonte të dëbonte një numër iranianësh dhe emigrantësh të tjerë drejt Republikës së Afrikës Qendrore.

Edhe organizatat për të drejtat e imigrantëve kanë shprehur shqetësim për rrezikun me të cilin përballen personat që dëbohen në Afganistan. Sipas tyre, në mesin e personave të shënjestruar për dëbim ka edhe familjarë të njerëzve që ndihmuan forcat amerikane para tërheqjes ushtarake të SHBA-së nga Afganistani në vitin 2021.

Organizata joqeveritare me seli në Kaliforni, AfghanEvac, kishte paralajmëruar se Qeveria amerikane po përgatitej të dëbonte më shumë se 150 afganë me një fluturim çarter nga Luiziana “qysh më 2 nëntor”, sipas raportimeve.

Shaën VanDiver, president i kësaj organizate, tha se avioni me shtetasit afganë, në mesin e të cilëve janë edhe dy gra, do të ulej në Islamabad. Ai shtoi se “nuk e di se çfarë marrëveshjeje është arritur mes Uashingtonit dhe Islamabadit për këtë çështje”.

Organizata amerikane humanitare, Refugees International (RI), e cila mbron të drejtat e refugjatëve, kërkoi pezullimin e “këtij dhe fluturimeve të ardhshme”, duke thënë se imigrantët përballen me “persekutim të synuar” nga talibanët.

Yael Schacher, drejtoreshë e RI-së, tha në një deklaratë më 1 nëntor se, ndonëse “nuk kemi hollësi për marrëveshjen me Pakistanin”, dihet se “avioni do të ulet në një vend që ka kryer dëbime masive dhe të detyruara të njerëzve drejt Afganistanit”.

Duke cituar tre zyrtarë amerikanë, gazeta The New York Times raportoi më 30 tetor se imigrantët afganë aktualisht po mbahen në Luiziana. Edhe agjencia Associated Press publikoi raportime të ngjashme, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore.

Në një referencë që duket se i drejtohet Pakistanit, talibanët thanë në deklaratën e tyre se “vendet e treta nuk duhet të negociojnë për fatin e shtetasve të një vendi tjetër në këmbim të lëshimeve të përkohshme dhe të kufizuara, apo përfitimeve të tjera”.

Në kuadër të një fushate të gjerë dëbimesh, Pakistani ka kthyer me forcë rreth 2.5 milionë afganë në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta që nga shtatori i vitit 2023.

Dhjetëra mijëra afganë u larguan nga vendi pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Kabul, në gusht të vitit 2021. Mijëra prej tyre ende jetojnë në Pakistan, në pritje të zhvendosjes në vende të treta.

Shumë prej tyre u larguan nga Afganistani nga frika e hakmarrjes së talibanëve, ndërsa të tjerë ikën për t’iu shmangur kufizimeve të tyre ndaj lirive civile, përfshirë ndalimin e arsimit, muzikës dhe lirisë së shprehjes.

Afganistani renditet vazhdimisht në mesin e vendeve me gjendjen më të rëndë në botë sa i përket shkeljeve së të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht se ndalimi i arsimit për vajzat nga talibanët në Afganistan po krijon një “brez të humbur”.

Sipas të dhënave të OKB-së, të paraqitura para Këshillit të Sigurimit në qershor, rreth 3.8 milionë vajza afgane të moshës 7 deri në 18 vjeçe mbesin jashtë sistemit arsimor. /REL

Etiketa: afganedebimSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

14:19 : 05/11/2026
BOTA

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për republikanët

11:33 : 05/11/2026
BOTA

Trump reagon pas humbjes: Nuk shqetësohem për shkarkimin

21:30 : 04/11/2026
BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Zv.presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak, lufta

17:49 : 04/11/2026
BOTA

Fitorja e demokratëve në SHBA/ Obama: Të përveshin mëngët për Presidencën

13:20 : 04/11/2026
BOTA

Jon Ossoff, nga Senati drejt Shtëpisë së Bardhë? Demokrati që po fiton vëmendjen në SHBA

11:04 : 04/11/2026

TË GJITHA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

14:49 : 05/11/2026

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

14:40 : 05/11/2026

Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari

14:34 : 05/11/2026

Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së

14:28 : 05/11/2026

Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

14:19 : 05/11/2026

DËSHMIA e 43-vjeçares në Dibër: Ja pse tentova të djeg babanë me benzinë

14:05 : 05/11/2026

Gjermani/ Gjendet i pajetë në hotel zv.kryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

13:48 : 05/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com