Denoncimi për Spitalin e Lezhës: Shiringat epërdorura dhe mbeturinat, rrezik infeksionesh
Një denoncim ngre shqetësime serioze për gjendjen higjienike në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas qytetarit denoncues, në ambientet pranë dritareve të spitalit janë grumbulluar mbeturina, ndërsa në tokë dallohen edhe shiringa të hedhura, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.
Përveç problematikës së higjienës, qytetari ngre edhe akuza për pagesa të paligjshme dhe ryshfete gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore, të cilat kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.
Në mesazhin e tij, denoncuesi shpreh pakënaqësi edhe për mungesën e reagimit nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, të cilit thotë se ka tentuar t’ia përcjellë shqetësimin, por pa marrë përgjigje.
Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të kontrolluar kushtet në spital dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



