Elton Qyno - Syri.net
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin Gusht 2026.
Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë një resorti privat, është urdhëruar që t'i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, AND-s, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe.
Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzion përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar si kthim përgjigje Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ky detaj i rrjedhjes së ekspertizës në telefonin e Ergys Agasit, është raportuar qysh në 24 Nëntor 2026 nga gazetari Elton Qyno.
Por tashmë ky detaj del edhe në dosjen e prokurorisë së posaçme SPAK, ku evidentohet se Ergys Agasi është njohur më parë me aktin-ekspertimit të policisë shkencore, se sa SPAK-u që e kishte kërkuar këtë gjë për dobi të hetimit.
Agasi u arrestua në datën 26 Gusht 2026 në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në makinën e tij, u kap dhe telefoni i tij.
Policia dhe BKH-ja që kreu arrestimin sekuestroi disa telefona në makinë. Nga përmbajtja e komunikimeve të datave 3 dhe 4 Gusht 2026, Kalluci, rezulton ti ketë dërguar Ergys Agasit me mesazhe në telefon fotografi të fletëve origjinale të Aktit të Ekspertimit të provave materiale, të sekuestruara brenda mjetit me targa GG 444AA, përpara se ky akt të protokollohej zyrtarisht dhe t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme.
Sipas SPAK ky akt, rezulton i protokolluar më pas nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 6 Gusht 2026, duke i dhënë njëkohësisht shpjegime mbi rrethanat e kryerjes së këqyrjes së mjetit dhe të provave, si dhe komente mbi mundësinë e mospranimit të tyre si provë në gjyq.
Fotot nga akti i ekspertimit të dërguara nëpërmjet platformës “Signal”, përputhen plotësisht me ato të administruara më vonë në aktin e ekspertimit.
Nga këqyrja në rubrikën “Images”, “DCIM” konstatohen këto foto të cilat janë njësoj me fletët origjinale të Akteve të Ekspertimit të provave materiale të sekuestruara brenda mjetit me targa “GG 444 AA”, të protokolluar nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 06.08.2026.
Konkretisht në mesazhet që shkëmbejnë ndërmjet tyre personat nën hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci:
Ergys Agasi: Kur është bërë kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje…
Kalluçi: Këto kanë qënë brenda sipas këtyre Photo. Këto ka pas vendime vetë si prova kur ka ardh tek ne për ekspertim.
Kalluçi: Po besoj do kenë mbajt ndonjë procesverbal kur kanë bërë kqyrje të mjetit.
Ergys Agasi: Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj
Kalluçi i dërgon Ergys Agasit një fotografi dhe më pas i shkruan si më poshtë vijon:
…Këto janë të tjerat që janë gjet si objekte.
Ergys Agasi: Një dosje plastike e sajo sr.
Kalluçi: Nuk e di vlla ça të them se kqyrja sështë bërë tek ne e kane bërë vetë ata. Ata na sollën këto prova të paketuara vetëm për të bërë ekzaminimin për të nxjer gjurmët AND-së, ku se si e dinë ata. Po të shof nëse gjej gjë e të nis procesverbalin.
Më tej në dosjen e SPAK flitet se ata flasin në telefonatë dhe më tej, Ergys Agasi i shkruan sërisht Kalluçit duke thënë:
E mo vlla si je…? O vlla, ore shife njëherë vetë mundësin nëse ke ndonjë verdallë këto ditë, ti jap ndonjë drekë këtyre shokëve na haroj fare ai shoku.
O vlla…
Kryhen dy telefonata: O vlla ca bëre si të kam?
Sot do i kem për darkë në Durrës ata shokët…
© SYRI.net