Një grup protestuesish takohen me përfaqësinë e OSBE në Tiranë: Shprehëm shqetësim për dhunën nga policia! Kërkojmë me çdo kusht dorëheqjen e Ramës!

Përfaqësues të protestës, zhvilluan një takim me përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë, ku prezantuan shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit, duke vënë theksin te arrestimet, shoqërimet në komisariate, akte dhune dhe abuzime nga ana e Policisë së Shtetit.

Pas takimit, Erjon Murataj, bëri të ditur se në këtë takim morën pjesë përfaqësues që i janë bashkuar protestës që prej ditës së parë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përfaqësuesit parashtruan problematikat e hasura gjatë protestave, si dhe kërkesat për ndryshimin e sistemit elektoral dhe reformën territoriale.

“Kam ardhur me përfaqësues të cilët janë pjesë e protestës nga dita e parë. Kemi shprehur shqetësimet tona për dhunën e ushtruar nga organizata kriminale me emrin e policia shtetit. I shpalosëm problematikat e tjera me shoqërimet në komisariate. Pikë tjetër shumë e diskutuar ishte dhe kërkesat e ditës 1, ndryshimi i sistemit, reformave territoriale. Ndamë shqetësime dhe të karakterit politik dhe mendoj se ka ardhur moment që shqetësimet të ngrihen në komunitetet ndërkombëtare. Shurdhëria që ka treguar Edi Rama po përgjithësisht klasa politike duke kërkuar të përfitojë nga protesta na detyron që tashmë të ejmi në çdo seli ndërkonëvgate për të dhënë zë. Kërkojmë ndryshim për një Shqipëri europiane që mbështet proceset integruese me dinjitet dhe jo me kulisa”, tha Murataj.

Ndërkohë, Ilir Xhemalaj, theksoi se një nga pesë kërkesat kryesore të protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar se për këtë pikë nuk do të ketë asnjë kompromis.

“Pika kryesore e këtij diskutimi ishin 5 pika dhe pika kryesore është dorëheqja e kryeministrit Rama. Mbi këtë pikë ne nuk tolerojmë dhe nuk kemi asnjë lëshim”, u shpreh Xhemalaj.

Edhe Asim Prengzaj ngriti shqetësimin për trajtimin e protestuesve, duke kërkuar që Shqipëria të zbatojë të njëjtat standarde për të drejtën e protestës si vendet e Bashkimit Europian.

Ai denoncoi ndalimin e të rinjve dhe fëmijëve në komisariate, si dhe vendosjen e gjobave që i cilësoi abuzive për pjesëmarrjen në protesta.

“Kërkuam gjatë takimit që për sa kohë ne po aderojmë për tu bërë anëtarë të BE të përdorin të njëjtën standarde për protesta. E pafalshme dje kur ishte progres raporti europian, fëmijët tanë ndalohen çohen në komisariate dhe vihen gjoba abuzive se kanë marrë pjesë në protestë”, theksoi ai.

Nga ana e saj, Laura Kërtalli, u shpreh se gjatë takimit u diskutuan aspekte të ndryshme të organizimit të protestës dhe rëndësia e vijimit të përballjes në shesh, krahas kontakteve me përfaqësitë ndërkombëtare.

“U shqyrtuan aspekte të ndryshme të protestës dhe u vu në vëmendje se duhen ndjekur të gjitha mënyrat e organizimit të protestuesve. Përballja me Edi Ramën nga sheshi dhe ndihma për takimeve ndërkombëtare si e sotmja por edhe në vijim”, tha Kërtalli.


Shtuar më 5.11.2026 15:40

güvenilir bahis siteleri