Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.
Dosja në fjalë është një fraksion i hetimeve të njohura si “Revanshi”, ku janë zbardhur mijëra komunikime të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC.
Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, pasi është cilësuar si drejtuesi i grupit kriminal përgjegjës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Ervis Martinajt.
Ndërkohë, Ervis Martinaj vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa Erigers Mihasi u vra në një atentat.
Pretenca e SPAK për dy të pandehurit pritet të pasohet nga vendimmarrja e Gjykatës së Posaçme.


