E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional për të ardhmen evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen e sotme me Presidentin e Senatit të Rumanisë, z. Mircea Abrudean.

Gjatë takimit u rikonfirmua miqësia e hershme dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Hoxha dhe Abrudean ndanë të njëjtin vlerësim për rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Në fokus të takimit ishin edhe pikëpamjet mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, mbështetja e palëkundur e Rumanisë dhe mësimet e çmuara që ofron përvoja e saj evropiane.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, njoftoi Ministri i Jashtëm në X pas takimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.